Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK! Refuzohet ekstradimi në Hagë i Goxhajt

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë. Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Gjyqtari Gent Shala ka […]

Tetor 10, 2023 - 11:25
 0
Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK! Refuzohet ekstradimi në Hagë i Goxhajt

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj.

Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë.

Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Gjyqtari Gent Shala ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.

Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.