Gjykata e Apelit në Janinë i hap rrugën ekstradimit të Laert Haxhiut në Shqipëri

Gjykata e Apelit të Janinës ka vendosur për ekstradimin drejt Shqipërisë të Laert Haxhiut, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale dhe i dënuar për vrasje. Por sipas ligjeve greke, Laert Haxhiu, i cili kundërshton ekstradimin në Shqipëri, ka të drejtën e shqyrtimit të çështjes edhe në Gjykatën e Lartë të […]

Tetor 18, 2023 - 15:55
 0
Gjykata e Apelit në Janinë i hap rrugën ekstradimit të Laert Haxhiut në Shqipëri

Gjykata e Apelit të Janinës ka vendosur për ekstradimin drejt Shqipërisë të Laert Haxhiut, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale dhe i dënuar për vrasje.

Por sipas ligjeve greke, Laert Haxhiu, i cili kundërshton ekstradimin në Shqipëri, ka të drejtën e shqyrtimit të çështjes edhe në Gjykatën e Lartë të Greqisë.

Laert Haxhiu, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi, që prej Majit 2023, është i dënuar në vendin tonë si autori kryesor në masakrën e Lushnjës, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Laert Haxhiu gjithashtu akuzohet nga drejtësia shqiptare se bashkë me disa persona të tjerë, është autor i 18 krimeve në Shqipëri, përfshi 4 vrasje dhe disa shpërthime me tritol. Ngjarjen u zbardhën nga njeriu i afërt i 31-vjeçarit i cili u kthye në një të penduar të drejtësisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.