Gjykata e Korçës lë në burg kryekomisarin Stilian Pasho, akuzat për përfshirje në trafik droge

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryekomisarin Stilian Pasho, i arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar kalimin

Dhjetor 3, 2023 - 10:40
 0
Gjykata e Korçës lë në burg kryekomisarin Stilian Pasho, akuzat për përfshirje në trafik droge

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryekomisarin Stilian Pasho, i arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar kalimin në Greqi të një ngarkese me 26 kilogramë drogë.

 

AMP dyshoi se Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Volkswagen Passat” nga pjesa shqiptare e kufirit në drejtim të pjesës greke me qëllim që të mos kontrollohej nga efektivët e policisë.

 

Nga të dhënat policore është konstatuar se ai ka dalë nga makina edhe është kthyer mbrapsht në këmbë pasi u sigurua se kishte kaluar në territorin grek sasia e drogës.

 

Ka të dhëna se Pasho ka bërë të njëjtën gjë edhe më parë pikërisht me Lorenc Likën, fakte të provuara edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.