Gjykata e Lartë rrëzon Alma Kaçin/ Protagonistja e videos erotike me Safet Gjicin kërkoi ndryshimin e masës

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.   Me datë 26 nëntor SPAK

Nëntor 29, 2023 - 14:09
 0
Gjykata e Lartë rrëzon Alma Kaçin/ Protagonistja e videos erotike me Safet Gjicin kërkoi ndryshimin e masës

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Me datë 26 nëntor SPAK dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim për Alma Kaçin së bashku me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, me akuzën e korrupsionit.

 

Hetimet nisën pas publikimit të videos erotike, ku shfaqeshin Kaçi dhe Gjici në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit në momente intime.

 

Këtë të mërkurë edhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

 

Ai akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim detyre”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.