Gjykata e Lartë shtyu vendimin për “21 Janarin”/ Mark Nika i zhgënjyer: Gur prove për drejtësinë e re

Babai i Aleks Nikës shprehet i zhgenjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë për cështjen e “21 Janarit”. Sipas tij, për shkak të vendimit të Strasburgut, dosja duhet rikthyer për hetim pasi konsiderohet krim shtetëror. Mark Nika reagon për Top Channel: Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë  që gjykata e lartë […]

Shkurt 27, 2024 - 17:45
 0
Gjykata e Lartë shtyu vendimin për “21 Janarin”/ Mark Nika i zhgënjyer: Gur prove për drejtësinë e re

Babai i Aleks Nikës shprehet i zhgenjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë për cështjen e “21 Janarit”. Sipas tij, për shkak të vendimit të Strasburgut, dosja duhet rikthyer për hetim pasi konsiderohet krim shtetëror.

Mark Nika reagon për Top Channel: Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë  që gjykata e lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror.

Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore  ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit.

Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re – tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës. Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor , ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi e mbylli reagimin e tij Mark Nika.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.