Gjykata e Shkodrës shtyn gjyqin ndaj Igor Kokunov, avokati: Shkresa për ekstradim e parregullt

Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet ruse për një sërë krimesh

Tetor 24, 2023 - 14:10
 0
Gjykata e Shkodrës shtyn gjyqin ndaj Igor Kokunov, avokati: Shkresa për ekstradim e parregullt

Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet ruse për një sërë krimesh të rënda. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 nëntor. Përfaqësuesi i tij ligjor deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zv/Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga Prokurori apo ministri i Drejtësisë ruse, ndaj kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

 

Më herët, shtetasi rus ka pretenduar se në atdhe i rrezikohet jeta, pasi fajësoi për dënimin e tij organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin. Shqipëria pret kërkesën e palës ruse për të ekstraduar Kokunovin.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.