Gjykata Evropiane e Drejtësisë heq nga lista e sanksioneve dy miliarderët rusë

Dy miliarderë rusë, Mikhail Fridman dhe Piotr Aven, janë tashmë jashtë listës së sanksioneve të BE-së pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë miratoi heqjen

Prill 10, 2024 - 14:50
 0
Gjykata Evropiane e Drejtësisë heq nga lista e sanksioneve dy miliarderët rusë

Dy miliarderë rusë, Mikhail Fridman dhe Piotr Aven, janë tashmë jashtë listës së sanksioneve të BE-së pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë miratoi heqjen e tyre sot.

“Asnjë nga arsyet e përmendura nuk është mjaftueshëm e vërtetuar dhe për këtë arsye përfshirja e tyre në listën e sanksioneve nuk ishte e justifikuar”, thuhet në vendimin e gjykatës me qendër në Luksemburg, e cila vendosi se vendet e BE-së nuk kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar vendimin e tyre.

Konkretisht, gjykata njoftoi se Këshilli Evropian mund të ketë arsye për të treguar se Fridman dhe Aven kanë lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, por kjo nuk provon se të dy burrat mund të kenë mbështetur veprime ose politika kundër Ukrainës ose se ata kanë mbështetur financiarisht vendimmarrësit rusë.

Burimet financiare dhe fondet e tyre u ngrinë pasi Këshilli Evropian vendosi kufizime për shkak të pushtimit rus dhe për shkak të marrëdhënies së tyre me presidentin rus. Të dy janë aksionarë kryesorë në konsorciumin Alfa Group, i cili përfshin bankën më të madhe private të Rusisë, Alfa Bank, dhe shitësin më të madh të ushqimit, X5 Retail Group. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.