Gjykata greke vendos esktradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri

Laert Haxhiu pritet të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzat e ngritura nga tij për vrasje, grup

Tetor 18, 2023 - 15:05
 0
Gjykata greke vendos esktradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri

Laert Haxhiu pritet të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzat e ngritura nga tij për vrasje, grup kriminal, shpërthime me tritol dhe një sërë akuzash të tjera të rënda që rëndojnë ndaj tij.

 

Dritën jeshile e ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata e Apelit në Janinë ku vendosi pro ekstradimit të Laert Haxhisë, një nga personat më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

 

Edhe pse nuk kemi një marrëveshje ekstradimi, pala greke ka rënë dakort që Haxhiu i cili ndodhej në burgun e Janinës i arrestuar pak muaj më parë, të sillet në Shqipëri pas kërkesave të dorëzuara nga policia dhe Ministria e Drejtësisë.

 

Megjithatë Laert Haxhiu ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke.

 

I riu nga Lushnja akuzohet nga policia e vendit për 6 vrasje, 4 në Shqipëri dhe 2 të tjera në Athinë. Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani i cili hodhi dritë në disa nga vrasjet dhe krimet më brutale të shënuara gjatë viteve të fundit në vend. Tafani u arrestua si autor i grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit të parave në Astir dhe më pas pranoi të rrëfejë krimet e tij dhe të anëtarëve të tjerë të grupit që drejtohej nga Laert Haxhia. Në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos Harro’ policia arrestoi 12 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë. Sipas hetimeve lajre hesapesh, hakmarrje, por edhe raste që porositura nga palët e treta ishin motivet e vrasjeve dhe krimeve të organizuara nga ky grup i fuqishëm kriminal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.