Gjykata lë Belerin në burg, reagon Ministria e Jashtme greke: Vendimi, në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane. “Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të […]

Gusht 21, 2023 - 18:38
 0
Gjykata lë Belerin në burg, reagon Ministria e Jashtme greke: Vendimi, në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lejë në fuqi masën “arrest me burg”, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.
Mëngjesin e kësaj të hëne për të disatën herë Beleri dhe avokatët e tij u paraqitën në Gjykatën e Posaçme për të ndryshuar apo shuar masën e sigurisë, e për t’i hapur rrugë betimit të Belerit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe kjo tentativë dështoi pasi gjykata vendosi që Beleri të hetohet në masën e sigurisë arrest me burg
Sipas Gjykatës së Posaçme nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësim të masës së sigurimit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.