Gjykata lë në burg zjarrvënësin, Balla: 23 të tjerë të ndaluar nga Policia të marrin dënimin e merituar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e prokurorisë në mbledhjen e provave për ndalimin e zjarrvënësve. Balla, duke komentuar vendimin e Gjykatës për të lënë në masën “arrest me burg”  zjarrvënësin e arrestuar në Laç, thekson se organi akuzës ka bërë një punë të mirë në dokumentimin e shkeljes së ligjit. “Gjykata e […]

Gusht 25, 2023 - 12:04
 0
Gjykata lë në burg zjarrvënësin, Balla: 23 të tjerë të ndaluar nga Policia të marrin dënimin e merituar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e prokurorisë në mbledhjen e provave për ndalimin e zjarrvënësve.

Balla, duke komentuar vendimin e Gjykatës për të lënë në masën “arrest me burg”  zjarrvënësin e arrestuar në Laç, thekson se organi akuzës ka bërë një punë të mirë në dokumentimin e shkeljes së ligjit.

“Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!”, vijon Balla.

“Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”, thekson Balla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.