Gjykata liron Mark Frrokun/ Detyrim paraqitjeje edhe për të tjerët e përfshirë në konfliktin për pronën

Gjykata e Durrësit liroi sot nga qelia ish-deputetin Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë për konfliktin e së dielës te Kepi

Nëntor 2, 2023 - 16:10
 0
Gjykata liron Mark Frrokun/ Detyrim paraqitjeje edhe për të tjerët e përfshirë në konfliktin për pronën

Gjykata e Durrësit liroi sot nga qelia ish-deputetin Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë për konfliktin e së dielës te Kepi i Rodonit në Durrës.

 

Pas shqyrtimit të provave, gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun,  Martin Lazrin, Antonio Lazarin, e Pal Dodën, të kontraktuarit për rrethimin e tokës nga Kisha Françeskane  si dhe për banorët Ylli Reka, Orgito Reka, Erjan Reka dhe Bajram Kaçuli.

 

Avokati i Provincës Françeskane Shqiptare tha se nuk duhej asnjë masa sigurie për Mark Frrokun. Sipas tij, Provinca Françeskane ka një kontratë sipërmarrjeje me kompaninë private, ku Frroku është ortak. Personat e prezantuar si banorë të zonës kanë goditur punonjësit e firmës, të cilët ishin aty për të kryer detyrën.

 

Sipas avokatit nuk qëndron as akuza për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi ata kanë qëndruar aty dhe kanë dhënë dëshmitë përkatëse.

 

Ndërsa avokati i banorëve deklaroi se konflikti është acaruar, por të akuzuarit nuk kanë bërë vetëgjyqësi, pasi kanë qenë duke mbrojtur tokat e tyre.

 

Sakaq çështja për Besnik Tomën, i cili dyshohet se qëlloi me armë, është dhënë arrest me burg në mungesë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.