Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Tensione në sallë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Vendimi është shoqëruar me tensione dhe ovacione në  sallën e gjyqit. “Turp, turp, të korruptuar”, kanë thirrur disa nga të pranishmit në seancë. “Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të […]

Dhjetor 11, 2023 - 17:52
 0
Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Tensione në sallë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Vendimi është shoqëruar me tensione dhe ovacione në  sallën e gjyqit.

“Turp, turp, të korruptuar”, kanë thirrur disa nga të pranishmit në seancë.

“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë”, tha Vangjel Dule.

Përpara dhënies së vendimit nga gjykata, Beleri hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po e mban në burg për interesat e veta politike.

“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka.

Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.

Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.