Gjykata rrëzon sërish Belerin, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, pasi shkak herët e kaluar për shtyrjen e seancës ishte bërë ndryshimin e trupës gjykuese. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e akteve hetimore të pavlefshme. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e […]

Tetor 24, 2023 - 13:20
 0
Gjykata rrëzon sërish Belerin, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, pasi shkak herët e kaluar për shtyrjen e seancës ishte bërë ndryshimin e trupës gjykuese.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e akteve hetimore të pavlefshme.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj, ndërsa pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.

Pas largimit të Etleva Dedes nga trupa gjykuese, në vend të saj u caktua Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese e cila kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Kujtojmë se avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandei Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

GJKKO nuk u shpreh mbi kërkesën e Belerit për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore që do të sillte automatikisht pushimin e çështjes. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Ndërkohë, jashtë GJKKO aktivistë të çështjes kombëtare kanë protestuar kundër Fredi Belerit, ndërsa e kanë krahasuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Radoçiç, që mori pjesë në sulmin në veri të Kosovës. Siç shihet nga pamjet, “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhet në banderolë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.