Gjykim i shkurtuar për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit. Ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”. Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK, në cilësinë e kryebashkiakut, Gjici ka përfituar nga Kaçi […]

Dhjetor 4, 2023 - 13:51
 0
Gjykim i shkurtuar për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit. Ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”.

Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Sipas SPAK, në cilësinë e kryebashkiakut, Gjici ka përfituar nga Kaçi përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual kundrejt premtimit për ta ndihmuar në një projekt për mbrojtjen e qenve, që ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.