Gjyqi për Gërdecin/ Zbardhet debati mes Zamira Durdës dhe Fatmir Mediut para gjykatës

Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës për Gërdecin. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha pas daljes nga GJKKO se deri më tani asnjë nga dëshmitarët e thirrur nuk ka thënë asnjë fjalë që të fajësojë atë si ministër në kohën kur ka ndodhur ngjarja e Gërdecit. Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira […]

Mars 6, 2024 - 15:50
 0
Gjyqi për Gërdecin/ Zbardhet debati mes Zamira Durdës dhe Fatmir Mediut para gjykatës

Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës për Gërdecin. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha pas daljes nga GJKKO se deri më tani asnjë nga dëshmitarët e thirrur nuk ka thënë asnjë fjalë që të fajësojë atë si ministër në kohën kur ka ndodhur ngjarja e Gërdecit.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda, e cila ka ndërhyrë në një moment në dialogun mes Mediut dhe Rezart Tërshana, ish -shef sektori në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Durda humbi djalin në tragjedinë e 15 marsit 2008. Ja disa prej diskutimeve brenda në seancë.

Mediu: Çfarë raportesh ke patur me mua?

Tershana: Marrëdhënie pune, asgjë tjetër

Mediu: Çështje fitimi ka qenë demontimi?

Tërshana: Jo, ka qenë çështje sigurie

Mediu: E mbani mend urdhërin 2044?

Tërshana: Jo

Durda: Lërini urdhërat 2044, po flisni për pasojat e Gërdecit (me tone të larta)

Avokati Visha pyet Tërshanën: Cili nga ministrat ka qenë më korrekti sipas jush?

Tërshana: Mediu është njëshi

Durda: Njëshi është se ka vrarë njerëz

Gjyqtarja Irena Gjoka : Mbani qetësi

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.