Gjyqtarit Tonin Stërkajt iu vendos bombë, i lanë një plumb dhe donin t’i hynin në shtëpi: Ja tre kërcënimet…!

Pak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët. Në dy raste, çështjet për të cilat është shpallur mos kompetenca dhe i është përcjellë prokurorisë së Lezhës për hetime rezulton se në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën […]

Maj 31, 2024 - 16:10
 0
Gjyqtarit Tonin Stërkajt iu vendos bombë, i lanë një plumb dhe donin t’i hynin në shtëpi: Ja tre kërcënimet…!

Pak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët.

Në dy raste, çështjet për të cilat është shpallur mos kompetenca dhe i është përcjellë prokurorisë së Lezhës për hetime rezulton se në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën e mesazhit në vitin 2023.

Ndërsa në 2019 dy persona të maskuar për të cilët janë sekuestruar kamerat tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij.

Gjyqtari sipas dosjeve që Top Channel disponon ka deklaruar në atë kohë se kishte në dorë dy gjykime, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për akuzën e vrasjes, një çështje që sipas gjyqtarit Stërkaj u shoqërua me tensione në sallë.

Sakaq prokurorja e çështjes për ngjarjen e tritolit po mbledh prova për shpërthimin e fundit në banesën e gjyqtarit, një ngjarje që u mbyll pa pasoja.

Një komision i posaçëm vendosi që gjyqtari të merrej në mbrojtje dhe ruajtje nga shteti.

Aktualisht nën mbrojtje janë 13 gjyqtarë dhe prokurorë ku kryesojnë prokurorët e Elbasanit dhe një ish prokurore në Lushnjë dhe natyrisht edhe prokurorët e posaçëm të Spak./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.