Gjysmefinalja mes PSG dhe Dortmund, arbitri Italian nuk i mban dot lotët në fund të ndeshjes

Një ndeshje plot emocione ishte ajo mes PSG dhe Borussia Dortmund dje në Francë. Arbitri Italian Daniele Orsato nuk i mbajti dot lotët

Maj 8, 2024 - 14:40
 0
Gjysmefinalja mes PSG dhe Dortmund, arbitri Italian nuk i mban dot lotët në fund të ndeshjes

Një ndeshje plot emocione ishte ajo mes PSG dhe Borussia Dortmund dje në Francë.

Arbitri Italian Daniele Orsato nuk i mbajti dot lotët në fund të takimit të dytë të gjysmëfinales së Champions League.

Për Orsaton kjo ishte ndeshje e fundit në Champions League pasi pas Euro 2024 do tërhiqet nga karriera e gjyqtarit.

48-vjeçari u përpoq të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit dhe përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në ‘Parkun e Princave’. Gjyqtari italian ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të ndryshonte shpejt mendjen dhe të jepte një goditje dënimi.

Orsato dhe Marco Guida janë gjyqtarët italianë të përzgjedhur për Euro 2024. Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Champions League në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019-20 mes Bayern Munich dhe PSG. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.