Godet 57-vjeçarin me lopatë pas sherrit mes tyre, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili, pas një konflikti me një 57-vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me lopatë, duke i shkaktuar lëndime serioze. I plagosuri u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar nga policia. […]

Gusht 8, 2023 - 14:35
 0
Godet 57-vjeçarin me lopatë pas sherrit mes tyre, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili, pas një konflikti me një 57-vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me lopatë, duke i shkaktuar lëndime serioze.

I plagosuri u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.”

Njoftimi i Policisë së Vlorës

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.