‘Godet’ Adelina/ Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, se askush s’do t’ia di për ne. Asnjë klerik fetar…

Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina shprehet qartë: “Lejoni armëmbajtje […]

Prill 19, 2024 - 18:50
 0
‘Godet’ Adelina/ Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, se askush s’do t’ia di për ne. Asnjë klerik fetar…

Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina shprehet qartë:

“Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën!

Mbroni me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet!

Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më”, shkruan ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.