Godet të gruan e kushëririt me grusht dhe tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia

Godet të afërmen me grushte në fytyrë dhe më pas tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pancarë të Devollit pasditen e së shtunës. Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje […]

Nëntor 12, 2023 - 09:51
 0
Godet të gruan e kushëririt me grusht dhe tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia

Godet të afërmen me grushte në fytyrë dhe më pas tenton ta godasë me thikë, arrestohet nga policia autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pancarë të Devollit pasditen e së shtunës.

Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe me të po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin J. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e kushëririt të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, sqaroi policia.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.