Goditen grupet e trafikimit të qenieve njerëzore, policia jep detaje: U arrestuan 26 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin kundër grupeve kriminale që trafikonin qenie njerëzore. “Nga 31 shtetas, është bërë mundur

Qeshor 7, 2024 - 15:55
 0
Goditen grupet e trafikimit të qenieve njerëzore, policia jep detaje: U arrestuan 26 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin kundër grupeve kriminale që trafikonin qenie njerëzore.

“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan  7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontara blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesosht të dokumenteve të BE”, deklaroi Muhamet Rrumbullaku.

Ky operacion ka sjellë në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova dhe SHBA. Janë kryer 31 kontrolle, teksa janë arrestuar 20 persona. Aksioni është duke vijuar, teksa po kryhen edhe kontrolle në dhjetëra banesa.

Mësohet se grupi kishte ngritur edhe një laborator të prodhimit të dokumenteve false, të cilat më pas përdoreshin për të udhëtuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Janë lëshuar udhër arreste për :

  • Xhelil Alla
  • Ylli Ibrahimaj
  • Leonard Lama
  • Amarildo Luca
  • Ylli Çaushaj
  • Bashkim Sula
  • Besnik Lumaj
  • L.Marashi
  • Redi Salaj
  • Sokol Maloku
  • Fatmir Stankova
  • Gridi Elezi
  • Bajram Xhaja
  • Sibora Rexha
  • Bardhyl Imeri /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.