Goditën me thikë një 47-vjeçar duke i shkaktuar shumë plagë, arrestohen dy shqiptarët babë e bir në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga babë e bir me kombësi shqiptare, përkatësisht 50 dhe 30 vjeç, të cilët goditën disa herë me thikë një 47-vjeçar italian duke i shkaktuar plagë të shumta. Italiani ndodhet i shtruar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes këtij të fundit me babë e […]

Dhjetor 25, 2023 - 19:16
 0
Goditën me thikë një 47-vjeçar duke i shkaktuar shumë plagë, arrestohen dy shqiptarët babë e bir në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga babë e bir me kombësi shqiptare, përkatësisht 50 dhe 30 vjeç, të cilët goditën disa herë me thikë një 47-vjeçar italian duke i shkaktuar plagë të shumta.

Italiani ndodhet i shtruar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes këtij të fundit me babë e bir.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pas mesnate, në qendër të Ariccia, Borgo Garibaldi, pranë lokalit që menaxhojnë dy shqiptarët.

Babë e bir tashmë ndodhen në burg dhe akuzohen për tentativë vrasjeje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.