Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 40 të arrestuar në Sardenja

Një megaoperacion antidrogë u finalizua nga policia italiane, e cila goditi një grup trafikantësh droge me kombësi italo-shqiptare. Operacioni është zhvilluar në zonat midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas dhe Abruzzos. Nga të arrestuarit, 22 prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa pjesa tjetër “arrest në shtëpi”. Referuar mediave italiane, në krye […]

Nëntor 20, 2023 - 16:18
 0
Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 40 të arrestuar në Sardenja

Një megaoperacion antidrogë u finalizua nga policia italiane, e cila goditi një grup trafikantësh droge me kombësi italo-shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në zonat midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas dhe Abruzzos.

Nga të arrestuarit, 22 prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa pjesa tjetër “arrest në shtëpi”.

Referuar mediave italiane, në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge. Ndërkohë sa i takon identitetit të personave të arrestuar, policia italiane është treguar tejet e rezervuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.