Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”! Gjenden 1700 kg kokainë, arrestohet shqiptari që mbikëqyrte transportin

Një organizatë kriminale për trafikun e drogës është goditur në Portin e Valencias teksa po transportonin më shumë se 1700 kilogramë kokainë. Kokainë vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët detarë. Në operacion është arrestuar një prej anëtarëve të bandës së ‘Kartelit Ballkanik’ i cili kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur trafikun. Hetimi […]

Shtator 26, 2023 - 14:30
 0
Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”! Gjenden 1700 kg kokainë, arrestohet shqiptari që mbikëqyrte transportin

Një organizatë kriminale për trafikun e drogës është goditur në Portin e Valencias teksa po transportonin më shumë se 1700 kilogramë kokainë. Kokainë vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët detarë.

Në operacion është arrestuar një prej anëtarëve të bandës së ‘Kartelit Ballkanik’ i cili kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur trafikun.

Hetimi i agjentëve të policisë kishte nisur prej muajsh, ata kishin mësuar se karteli i drogës importonte gati çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori ku fshiheshin edhe sasitë e kokainës, shkruan europapress.
Operacioni i ndarë në faza:

Në një nga fazat e para të operacionit hetuesit zbuluan edhe disa kompani që përdoreshin nga ky rrjet i trafikut të drogës që të mundësonin kalimin me kontejnerë rregullisht si importues nga Ekuadori në Spanjë me destinacion Valencian.

Qershorin e vitit të kaluar, kjo bandë kriminale tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme kokaine të fshehur në dhomat frigoriferike po në Valencia.

Aso kohe, policia vendase bëri të mundur arrestimin e kreut të organizatës si dhe sekuestrimin e mbi 45 kg kokainë. Në fazën e dytë të operacionit janë sekuestruar në dy kontejenerë nga 45 kg kokainë secili.

Më pas në fazën e tretë u sekuestruan 550 kg kokainë, e ndërsa në fazën e katërt u zbulua kokaina e fshehur në dyshemenë e kontejnerit ku u sekuestruan 880 kg kokainë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.