Goditet qendra komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor

Një qendër komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor u vu në shënjestër nga ushtria izraelite. Sipas IDF, avionët luftarakë kryen sulme ajrore në Libanin jugor,

Janar 10, 2024 - 17:33
 0
Goditet qendra komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor

Një qendër komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor u vu në shënjestër nga ushtria izraelite. Sipas IDF, avionët luftarakë kryen sulme ajrore në Libanin jugor, ndërsa goditën gjithashtu një vend lëshimi raketash.

Në të njëjtën kohë, tre raketa u lëshuan nga pala libaneze duke aktivizuar sirenat e luftës në zonën Arab al-Aramshe.

IDF tha se tre raketat ranë në zona të hapura, ndërsa trupat izraelite goditën vendin e lëshimit.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit ka ngritur alarmin tek ndërkombëtarët se lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet, duke sjellë pasoja të parikuperueshme për botën./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.