Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori nga Venezuela

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Blutë e Tiranës bëjnë me dioje se është vënë në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i

Maj 3, 2024 - 10:40
 0
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori nga Venezuela

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Blutë e Tiranës bëjnë me dioje se është vënë në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, i identifikuar me emrin Guzman Gil Raibel Joisquel.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 1 shtetas tjetër i huaj, ndërsa është proceduar penalisht një 19-vjeçar Daniele De Carli. Këta të fundit që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

“DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.