Goditi bashkëshorten me thikë, por shpreh pendesë\ Gjykata e Tiranës lë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu. Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për […]

Maj 25, 2024 - 13:40
 0
Goditi bashkëshorten me thikë, por shpreh pendesë\ Gjykata e Tiranës lë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu.

Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu. Gjatë zhvillimit të seancës 52 vjeçari ka shprehur pendesë, “nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e datës 23 maj në banesën e çifiti, në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet, teksa 52-vjeçari qëlloi Edlirën bashkëshorten me thikë në qafë dhe në shpinë.

Organi i akuzës ka relatuar para gjykatës së Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë.

52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje, pasi në vitin 2011 ka qëlluar për vdekjen 28-vjeçarin Arjan Mejdani. Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.