Goditi me sende të forta në kokë 34-vjeçarin në një lokal/ Arrestohet adoleshenti në Korçë

Një adoleshent 18-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili ka goditur me sende të forta në koka 34-vjeçarin me iniciale D.K.   Ky

Gusht 24, 2023 - 08:26
 0
Goditi me sende të forta në kokë 34-vjeçarin në një lokal/ Arrestohet adoleshenti në Korçë

Një adoleshent 18-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili ka goditur me sende të forta në koka 34-vjeçarin me iniciale D.K.

 

Ky i fundit ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij në një lokal në qytetin e Korçës, ku sipas dyshimeve të para të policisë, është konfliktuar për motive të dobëta me 18-vjeçarin.

 

Pas sherrit, 34-vjeçari ka shkuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në spital për tu mjekuar, ndërsa uniformat blu falë reagimit të menjëhershëm bënë të mundur arrestimin e autorit.

 

Korçë/Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

 

Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

 

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.