Goditi me thikë ish-kryebashkiakun e Divjakës, dërgohet për gjykim 47-vjeçari

Për vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje akuzohet Orgest Xhelili, 47-vjeçari që goditi me thikë ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi një vit më parë, në atë kohë kryetar. Prokuroria e Fierit i ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë “Ky shtetas, për motive […]

Nëntor 15, 2023 - 12:16
 0
Goditi me thikë ish-kryebashkiakun e Divjakës, dërgohet për gjykim 47-vjeçari

Për vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje akuzohet Orgest Xhelili, 47-vjeçari që goditi me thikë ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi një vit më parë, në atë kohë kryetar.

Prokuroria e Fierit i ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë

“Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit”, thotë Prokuroria e Fierit.

Orgest Xhelili e ka pranuar plagosjen e ish-kryebashkiakut Fredi Kokoneshi dhe të shoferit të tij Gazment Bullari.

47-vjeçari ka thënë se ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi e hoqi padrejtësisht nga puna.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.