Goditi mësuesen me karrige/ Gjykata e Lezhës jep masën për 16-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi, për 16-vjeçarin që goditi më karrige mësuesen ne gjimnazin “Hydajet Lezha”.  

Tetor 27, 2023 - 15:50
 0
Goditi mësuesen me karrige/ Gjykata e Lezhës jep masën për 16-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi, për 16-vjeçarin që goditi më karrige mësuesen ne gjimnazin “Hydajet Lezha”.

 

I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura.

 

Ndaj tij janë ngritur dy akuza; goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.

 

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, la të plagosur mësuesen, e cila u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.