“Goditja” e fundit për Shakirën – Gerard Pique po mendon të martohet me Claran?

Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Pas thashethemeve të shumta, ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët. Ky lajm erdhi pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha. Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi […]

Qeshor 6, 2024 - 13:00
 0
“Goditja” e fundit për Shakirën – Gerard Pique po mendon të martohet me Claran?

Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Pas thashethemeve të shumta, ish-çifti konfirmoi ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 përmes një deklarate të përbashkët. Ky lajm erdhi pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

Pas ndarjes, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane. Por veprimi i fundit i futbollistit, sipas Telegrafit, duket se do të jetë një goditje tjetër për Shakirën. Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi ka dëshirë të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri gjatë dymbëdhjetë viteve me Shakirën, dhe gjithashtu dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re.

Sot, Shakira dhe Pique ende nuk mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, as për hir të fëmijëve të tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.