Gogu: Kuvendi tashmë ‘kombinat pune’, të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

Pas Bardhit, ka folur për mediat edhe Toni Gogu i PS-së i cili e nisi fjalën e tij duke përmendur zgjedhjen e Bledi Çuçit në krye të grupit parlamentar të mazhorancës dhe afatin e përcaktuar nga BE për anëtarësim. Ai theksoi se tashmë Kuvendi duhet të punojë me ritëm të përshpejtuar. “Qoftë nga Bledi erdhën […]

Shtator 1, 2023 - 13:12
 0
Gogu: Kuvendi tashmë ‘kombinat pune’, të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

Pas Bardhit, ka folur për mediat edhe Toni Gogu i PS-së i cili e nisi fjalën e tij duke përmendur zgjedhjen e Bledi Çuçit në krye të grupit parlamentar të mazhorancës dhe afatin e përcaktuar nga BE për anëtarësim.

Ai theksoi se tashmë Kuvendi duhet të punojë me ritëm të përshpejtuar.

“Qoftë nga Bledi erdhën lajme të mira, por edhe nga Brukseli. Është caktuar një datë për anëtarësimin, kemi një afat dhe kjo gjë nuk pret, Kuvendi tashmë duhet të jetë një kombinat pune me të gjitha ato akte që do të miratohen. Fatkeqësisht nuk arritëm në konsensus sepse kolegët e opozitës përpiqen që Kuvendin ta trajtojnë si një shesh ku sjellin përsheshet e tyre dhe kishin gjetur një kauzë sikur duhet të diskutohej mbi zgjedhjet sikur këto një muaj e gjysëm ata kanë qenë vetëm me zgjedhësit dhe çdo shqiptar e di që kush ka qenë me ta. Duhet miratuar një kalendar si fillim pastaj merremi me çështje që i shohim të rëndësishme.”

I pyetur se me kë do të negociojë mazhoranca duke qenë se PD është ndarë në 3 pjesë, Gogu la mundësinë e hapur për secilin opozitar që bashkëpunon.

“Ne do të vazhdojmë të drejtojmë atë mandat që na kanë besuar shqiptarët dhe patjetër që me opozitën jemi kolegë, nuk zgjedhim partnerë pazaresh, por bashkëpunëtorë. Që do të thotë ajo axhendë që përmenda të përmbushet me sukses. Kuvendi tashmë është një vend ku do punohet me ritëm të përshpejtuar, kështu që kushdo nga kolegët e opozitës që është gati të pranojë këtë axhendë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.