Grabitën 30 banesa, arrestohen dy “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle në Madrid, pasi dyshohet se kanë kryer grabitje në 30 banesa të ndryshme. Shqiptarët

Mars 21, 2024 - 17:45
 0
Grabitën 30 banesa, arrestohen dy “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle në Madrid, pasi dyshohet se kanë kryer grabitje në 30 banesa të ndryshme.

Shqiptarët e arrestuar dyshohet se kanë përgjegjësi për grabitjet në banesat e zonave të: Torrelodones, Boadilla del Monte, Las Rozas de Madrid, Arroyomolinos, Griñón dhe Pozuelo de Alarcón.

Shqiptarët merrnin objekte të vogla dhe lehtësisht të transportueshme, duke zgjedhur kryesisht para, bizhuteri, orë dhe pajisje elektronike ose kompjuterike.

Duke u nisur nga niveli i lartë i aktivitetit kriminal të grupit, u krye edhe një kontroll në banesën që 2 shqiptarët kishin në Getafe ku u sekuestruan një sasi e madhe bizhuterish, ora, pajisje kompjuterike dhe elektronike si dhe automjeti i përdorur për t’u larguar pasi kryenin grabitjet. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.