Grabitën zyrën e postës nën kërcënimin e armës, përfundojnë në pranga dy shqiptarët në Greqi

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke, nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur […]

Janar 14, 2024 - 17:56
 0
Grabitën zyrën e postës nën kërcënimin e armës, përfundojnë në pranga dy shqiptarët në Greqi

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas Departamentit të Krimeve të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motoçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.

Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon. Sakaq, raportohet se dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.