Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, detajet e para

Një pikë këmbimi valutor është grabitur disa momente më parë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë. Nuk dihen ende detaje

Shkurt 22, 2024 - 21:35
 0
Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, detajet e para

Një pikë këmbimi valutor është grabitur disa momente më parë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Nuk dihen ende detaje mbi ngjarjen, teksa pritet njoftimi i policisë.

Policia njofton se autori ishte i maskuar dhe ka marrë paratë nën kërcënimin e një pistolete lodër.

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar”, thuhet në njoftim.

Policia po punon për kapjen e autorit./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.