Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbardhen detaje nga policia: Ishin 4 autorë, kamerat e sigurisë janë sekuestruar

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz, (28 nëntor 2023). Sipas

Nëntor 29, 2023 - 10:42
 0
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, zbardhen detaje nga policia: Ishin 4 autorë, kamerat e sigurisë janë sekuestruar

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz, (28 nëntor 2023).

Sipas burimeve në grabitje kanë qënë 4 persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duket qartë 3 persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë ku arritën që të grabisin afro 500 gram flori.

Personi i 4 kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë 3 autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Kruës, apo drejtim të Durrësit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.