Grabitja në Prush, flet banori: Ngjarje e jashtëzakonshme për ne! S’ka ndodhur kurrë të vjedhin dhe një pulë
Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv. Ai shprehet për gazetaren Xhoana Çollaku se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i […]
Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv.
Ai shprehet për gazetaren Xhoana Çollaku se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje. Sipas tij lagjja e tyre është shumë e qetë, si dhe nuk ka pasur probleme të tilla më parë.
“E kam dëgjuar vetëm kur ka ardhur sirena e policisë. Pastaj përmes telefonave e morën vesh çfarë ka ndodhur. Ata janë burrë e gru dhe djali me gjithë nusen…. Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme për ne. Nuk ka ndodhur kurrë të vjedhin edhe një pulë”, tha ai./m.j
What's Your Reaction?