Grabitje me armë në Kosovë, autorët qëllojnë ndaj policisë

Persona të armatosur rëndë grabitën mëngjesin e së premtes një pikë karburanti të ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë. Situata është rënduar më tej, pasi në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila hasi në zjarrin e armëve të grabitësve, të cilët më pas u larguan me shpejtësi me një makinë. Fatmirësisht, nga të shtënat në drejtim […]

Nëntor 3, 2023 - 13:00
 0
Grabitje me armë në Kosovë, autorët qëllojnë ndaj policisë

Persona të armatosur rëndë grabitën mëngjesin e së premtes një pikë karburanti të ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.

Situata është rënduar më tej, pasi në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila hasi në zjarrin e armëve të grabitësve, të cilët më pas u larguan me shpejtësi me një makinë.

Fatmirësisht, nga të shtënat në drejtim të makinës së policisë nuk pati të lënduar, teksa autorët dyshohet se kanë qenë 4.

Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë së karburantit dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve të këtij krimi të rëndë përpara drejtësisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.