Grabitje me dhunë në Korçë, hajdutët rrahin me sende të forta të moshuarin

Një grabitje me dhunë është regjistruar në një pallat në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës së qytetit, ndërsa raportohet se, autorët kanë arritur të futen në një banesë, duke dhunuar një të moshuar, pasi kishin hyrë për ta grabitur. Si pasojë e dhunës së ushtruar, […]

Shkurt 8, 2024 - 08:52
 0
Grabitje me dhunë në Korçë, hajdutët rrahin me sende të forta të moshuarin

Një grabitje me dhunë është regjistruar në një pallat në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës së qytetit, ndërsa raportohet se, autorët kanë arritur të futen në një banesë, duke dhunuar një të moshuar, pasi kishin hyrë për ta grabitur.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari është dërguar me urgjencë në spital, për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

80-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi është goditur me sende të forta.

Policia, me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.