Grabitje në Tiranë, policia: Dyshohet se është kryer nga i njëjti autor i ngjarjes së të martës

Një dyqan është tentuar të grabitet mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Policia jep detaje duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, “dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë […]

Tetor 12, 2023 - 08:40
 0
Grabitje në Tiranë, policia: Dyshohet se është kryer nga i njëjti autor i ngjarjes së të martës

Një dyqan është tentuar të grabitet mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.

Policia jep detaje duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, “dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar”.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.