Gratë e mjekut “kyçin” gojën, vajza minorene thotë se shkonte me dëshirë me Dervish Hasin

Hetuesit kanë marrë në pyetje 3 gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi, i arrestuar për abuzim seksual me një të mitur. Burimet policore

Janar 19, 2024 - 16:28
 0
Gratë e mjekut “kyçin” gojën, vajza minorene thotë se shkonte me dëshirë me Dervish Hasin

Hetuesit kanë marrë në pyetje 3 gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi, i arrestuar për abuzim seksual me një të mitur.

Burimet policore bënë të ditur se gratë e tij nuk kanë pranuar të flasin, duke mos treguar asnjë detaj për rrethanat e ngjarjes.

Edhe vetë Dervish Hasi ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve. Ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet pyetjeve shkurtimisht.

Nga ana tjetër, vajza e mitur është marrë në pyetje dhe ajo është shprehur se takimet dhe marrëdhëniet intime me Dervish Hasin dhe gratë e tjera i ka kryer me dëshirë.

Ajo do të rimerret në pyetje në prani të psikologut, ndërkohë që do të pyeten edhe gratë e tjera. Për shkak të videove të zbuluara në celularë, ku u gjetën komunikime mbi takimet e tyre si dhe video erotike që kryenin në grup, gratë janë vënë në në vështirësi, duke i bërë jo bashkëpunuese me hetuesit.

E mitura sipas policisë, shfrytëzohej seksualisht nga 42-vjeçari prej të paktën dy vitesh, e për këtë gjë ishte në dijeni edhe familja e vajzës.

Prindërit e saj fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që e bija të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e kishin kundërshtuar.

Në këto kushte, ata iu drejtuan komisariatit ku bënë kallëzimin.

Pas skandalit të kirurgut Dervish Hasi, I cili rezultonte se jetonte me 4 gra, njëra prej tyre e mitur, policia ka dyshime se ky nuk është rasti i vetëm i bashkëjetesës abuzive me të mitura nga persona të njohur të tij, e që prezantohen si praktikant të besimit islam.

Në këto kushte, Komisariati nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës pritet që fillimisht të nisin verifikimet pranë xhamisë që frekuentohej nga Hasi, pranë Sanatoriumit  për të parë nëse ka edhe persona të tjerë që kanë shfrytëzuar vajza të mitura si  bashkëshorte.

Paraprakisht ky është vetëm një dyshim i hetuesve, pasi deri në këtë fazë nuk ka informacione për persona të tjerë si në rastin e mjekut Dervish Hasi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.