Greenwood “shkëlqen” te Getafe pa luajtur akoma ndeshjen e parë

Ish-“fantazisti” i “djajve të kuq” të Manchester United, Mason Greenwood, i cili u bë protagonist me akuzat për përdhunim në dy vitet e fundit po bëhet gati që të nisë një aventurë të re në Spanjë, teksa prej disa javësh tashmë është pjesë e skuadrës së La Liga, Getafe. Mirëpo, nëse në Angli tifozët dolën […]

Shtator 16, 2023 - 12:51
 0
Greenwood “shkëlqen” te Getafe pa luajtur akoma ndeshjen e parë

Ish-“fantazisti” i “djajve të kuq” të Manchester United, Mason Greenwood, i cili u bë protagonist me akuzat për përdhunim në dy vitet e fundit po bëhet gati që të nisë një aventurë të re në Spanjë, teksa prej disa javësh tashmë është pjesë e skuadrës së La Liga, Getafe.

Mirëpo, nëse në Angli tifozët dolën të gjithë kundra tij dhe reaguan mjaft ashpër duke detyruar bordin e United të largojnë lojtarin nga skuadra, në Spanjë po ndodh e kundërta, me Greenwood.

Ai është kthyer në “idhullin” e tifozëve pa luajtuar akoma ndeshjen e parë për skuadrën.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “Daily Mail” brenda një jave, tifozët janë çmendur pas sulmuesit të ri anglez dhe kanë blerë në shifra rekord fanellën me emrin e tij dhe rezulton se kjo është fanella më e shitur në historinë e klubit për një lojtar të vetëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.