Grekët “blindohen” me armë moderne amerikane përballë turqve

Greqia vijon planin e saj ambicioz të blerjes së armëve të reja për të përballur kërcënimin turk në Egje, pas tensioneve të rritura

Janar 15, 2024 - 11:25
 0
Grekët “blindohen” me armë moderne amerikane përballë turqve

Greqia vijon planin e saj ambicioz të blerjes së armëve të reja për të përballur kërcënimin turk në Egje, pas tensioneve të rritura gjatë viteve të fundit. Madje, dy vendet kanë qenë në prag të luftës në verën e vitit 2020, siç raportonte më herëish-mbasadori amerikan në Athinë, Jeffrey Payat.

Pas kontratave franceze për blerjen e avionëve të gjeneratës 4.5 “Rafale” si edhe fregatave
“La Fayette”, grekët po shohin tashmë përtej oqeanit për të blerë pajisje të tjera të avancuara, siç janë fregatat amerikane.

Mediat lokale raportojnë se armatimi i Greqisë me pajisje amerikane ka qenë objekt i diskutimit në takimin mes kryeministrit grek Mitsotakis dhe Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken.

Bëhet fjalë për blerjen e katër fregatave amerikane US LCS, të cilat do t’i shiten grekëve me një çmim tepër të ulët krahasuar me tregun.

Krahas kësaj, grekët pritet të arrin edhe armë të tjera amerikane me çmime të ulta, në formën e ndihmës.

Greqia është kthyer në një aleat të rendësishëm të amerikanëve pas problemeve të raporteve të Turqisë me Perëndimin dhe sidomos SHBA-të.

Flirti i Presidentit Erdogan me Rusinë si edhe blerja e raketave S-400 ishte momenti i ftohjes së raporteve të rritjes së dyshimeve mes aleatëve. Turqit kanë mbajtur një politikë kryesisht pro ruse sa i përket armatimit dhe arenës ndërkombëtare, gjë që ka acaruar jo pak amerikanët, të cilët tashmë kanë zgjedhur grekët si aleat strategjik në rajonin e Egjeut. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.