Greku përvetësoi 600 mijë euro përmes organizatës së bamirësisë, si përdori personazhe të famshëm për të mashtruar donatorët

600 mijë euro dyshohet se ka përfituar një shtetas grek, i identifikuar si Konstantinos Polikronopulos. Ky i fundit, kishte hapur një organizatë bamirësie

Janar 29, 2024 - 10:47
 0
Greku përvetësoi 600 mijë euro përmes organizatës së bamirësisë, si përdori personazhe të famshëm për të mashtruar donatorët

600 mijë euro dyshohet se ka përfituar një shtetas grek, i identifikuar si Konstantinos Polikronopulos. Ky i fundit, kishte hapur një organizatë bamirësie për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por fondet që dhuronin donatorët ai i mbante për vete.

Mediat greke raportojnë se “bamirësi” tregonte në rrjetet sociale herë pas here të mirat që ai bënte për njerëzit në nevojë, duke përdorur edhe personazhe të famshëm, këngëtarë e politikanë, për t’u shërbyer ushqim të varfërve.

Paratë që përfitoi përmes organizatës së tij nga donacionet e qytetarëve, Polikronopulos i pastronte përmes lojrave të fatit online.

Deri para se të plaste skandali, Polikronopulos respektohej si një person human dhe me zemër të mirë, që ndihmonte njerëzit në nevojë dhe pa kërkuar asnjë gjë në shkëmbim. Ai ishte vlerësuar për punën e tij si një xhevahir i rrallë në shoqëri.

Por krijimi i organizatave të bamirësisë është komentuar shpesh për abuzim të fondeve që jepen për njerëzit në nevojë.

Edhe në Shqipëri, operojnë organizata që në thelb të tyre kanë të ndihmojnë njerëzit në nevojë, por që herë pas here ka pasur dyshime për keqpërdorim të donacioneve, fakte këto që deri më sot nuk janë vërtetuar asnjë herë nga organet ligjzbatuese./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.