Greqi/ 50-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën e mitur të partneres

Një 50-vjeçar në Selanik, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të partneres së tij. Sipas medieve greke, ngacmimi ka ndodhur në vitin 2023

Maj 13, 2024 - 11:15
 0
Greqi/ 50-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën e mitur të partneres

Një 50-vjeçar në Selanik, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të partneres së tij.

Sipas medieve greke, ngacmimi ka ndodhur në vitin 2023 në zonën e Poliçnit, ku 50-vjeçari ka përfituar nga lidhja e dashurisë që kishte me nënën e të miturës dhe e ka ngacmuar seksualisht për rreth një vit.

Më tej, duke përfituar nga mungesa e nënës së 11-vjeçares në shtëpi, ai ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj saj.

Sipas informacioneve, e mitura ia ka treguar tezes se çfarë po përjetonte dhe më pas kanë bërë denoncim në polici.

Nga hetimet e EL.AS-it, u gjetën dhe u konfiskuan dy pajisje dixhitale dhe një celular, të cilat u dërguan në Drejtorinë e Hetimit Penal të Greqisë për ekzaminim laboratorik.

Ndaj shtetasi 50-vjeçar është ngritur një dosje për veprat penale të fyerjes së dinjitetit seksual, akteve seksuale me ose përballë të miturve ku viktima ishte nën moshën 12 vjeç, abuzim me të mitur dhe kanosje.

Dosja do t’i dorëzohet prokurorit kompetent./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.