Greqia merr avionët që i ishin premtuar Turqisë, Erdogani i humbi pas flirtit me Putinin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do i shesin Greqisë avionë F-35. Këta avionë, të cilët i ishin premtuar Turqisë, tashmë po i kalojnë

Janar 26, 2024 - 16:48
 0
Greqia merr avionët që i ishin premtuar Turqisë, Erdogani i humbi pas flirtit me Putinin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do i shesin Greqisë avionë F-35. Këta avionë, të cilët i ishin premtuar Turqisë, tashmë po i kalojnë Athinës, pas flirtit të Erdogan me Putin.

Mediat greke, bazuar në informacione zyratre shkruajnë se Antony Blinken do i dërgojë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis një letër zyrtare, ku e njofton për shitjen e avionëve ushtarakë dhe një paketë ushtarake falas. Ky vendim, më pas pritet që t’i kalojë Kongresit për miratim.

Më herët, ishte vendosur që avionët F-35 do dërgoheshin në Turqi, po shitja e tyre u anulua në momentin e fundit, dhe shkak për këtë u bë vendimi i Erdogan për të sjellë në vendin e tij sistemin raketor rus S-400

Sistemi raketor rus tokë-ajër i emëruar S-400 gjykohet nga analistët ndërkombëtarë si një nga armët kundërajrore më të përparuara në botë, por që ende nuk është testuar ndonjëherë në një skenar lufte.

Por pasi i dha “OK” Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, Turqia i ka kërkuar sërish Amerikës që ta pajisë me avionët F-35. Pak ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër udhëheqësve të komiteteve kryesore të Capitol Hill duke i informuar ata për qëllimin e tij për të filluar procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16 në Turqi, pasi Ankaraja të përfundojë procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Por ndonëse Turqia dëshiron avionët F-35, shitja e tyre për Greqinë, duket se do e bëjë të vëshirë, e gati të pamundur që Ankaraja të arrijë ti sigurojë ata./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.