Greqia, mesazh Shqipërisë për çështjen “Beleri”: S’mund të pranojmë në BE vende që s’përmbushin parimet bazë…!

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis në fjalimin e mbajtur në konferencën ndërkombëtare ELIAMEP me titull “Perspektivat e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” i dërgoi një mesazh Shqipërisë lidhur me çështjen Beleri. Ai tha se Greqia “nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk […]

Shtator 13, 2023 - 19:50
 0
Greqia, mesazh Shqipërisë për çështjen “Beleri”: S’mund të pranojmë në BE vende që s’përmbushin parimet bazë…!

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis në fjalimin e mbajtur në konferencën ndërkombëtare ELIAMEP me titull “Perspektivat e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” i dërgoi një mesazh Shqipërisë lidhur me çështjen Beleri.

Ai tha se Greqia “nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe kryesisht parimet thelbësore të bashkësisë evropiane si demokracia dhe shteti ligjor”.

“Pa dyshim, ka raste kur qëndrimet dhe praktikat sugjerojnë se këto parime duhet të përqafohen ende nga të gjitha vendet kandidate. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i zgjedhur në mënyrën e duhur, është një rast i tillë, siç ndoshta e dini. Shqipëria duhet të tregojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës. Kjo konferencë po zhvillohet në një moment kyç.

Në kohën e ardhshme, zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendave në institucionet e BE-së. Qëndrimi i qartë i Greqisë do të sjellë në këtë debat frymën e axhendës së Selanikut. Ne do të ndërmarrim iniciativa dhe do të miratojmë çdo ide apo propozim që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit, duke e bërë atë më konkret, konsistent dhe të besueshëm, duke siguruar gjithashtu bashkëpunim të sinqertë nga të gjitha palët dhe një afat kohor të qartë për anëtarësim”,  tha ministri i Jashtëm grek.

Gerapetritis, ndërsa ka folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, referuar këtu Shqipërisë.

I pyetur mbi “çështjen Beleri”, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, “përbën një devijim nga e drejta evropiane”, si dhe “shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”.

“Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”, është shprehur ai.

“Secili vend ka karakteristikat e veta të veçanta dhe ne duhet t’i respektojmë ato, por gjithashtu duhet të respektojmë termat dhe kushtet e vendosura nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Këshilli Evropian, dhe që kanë të bëjnë me respektimin e rregullave themelore të Bashkimit Evropian.

Sidomos në mesin e tyre, në radhë të parë vlerësoj respektin për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Sot pata rastin të diskutoj me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti të vendit fqinj, për të konstatuar çështjet që dalin dhe për të përcjellë qëndrimin themelor të vendit tonë, që në parim ne kërkojmë dhe inkurajojmë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Megjithatë, respektimi i shtetit ligjor kërkon edhe një qëndrim praktik, i cili tregohet në jetën e përditshme dhe jo vetëm në institucione.

Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleris, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor.

Prandaj, po, në parim ne mbështesim me gjithë zemër integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por duhet treguar respekt për parimet e Bashkimit Evropian, të cilat në një masë të madhe janë edhe parime universale dhe kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.