Greqia në flakë/ “E trishtë të shohësh vendin tonë fqinj që vuan”, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritet dhe…!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter në lidhje me zjarret që kanë pushtuar Greqinë së fundmi. Rama shprehet se është e trishtë të shohësh vendin fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, të cilat as këtë verë nuk kanë munguar në shumë rajone. Ai […]

Gusht 22, 2023 - 18:26
 0
Greqia në flakë/ “E trishtë të shohësh vendin tonë fqinj që vuan”, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritet dhe…!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter në lidhje me zjarret që kanë pushtuar Greqinë së fundmi.

Rama shprehet se është e trishtë të shohësh vendin fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, të cilat as këtë verë nuk kanë munguar në shumë rajone.

Ai shtoi më tej se populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkroi Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.