Greqia paralajmëron RMV, Mitsotakis: Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sot Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk ka një respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës. “Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre […]

Maj 17, 2024 - 18:10
 0
Greqia paralajmëron RMV, Mitsotakis: Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sot Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk ka një respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet të ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute. Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja”, tha Mitsotakis.

Athina zyrtare reagoi ashpër pasi në emërimin e saj presidentja e re e RMV, Gordana Siljanovska-Davkova iu referua vendit të vet si “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”.

Kjo u shoqërua edhe me largimin e ambasadores greke në RMV nga salla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.