Greqia “përvëlohet”: Kamerat termike regjistrojnë temperatura ekstreme në Athinë, tavani i makinave arrin deri në 80 gradë celsius

Greqia po përballet me orë “ferri” këto ditë të para qershori, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi. Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë. Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në […]

Qeshor 12, 2024 - 18:20
 0
Greqia “përvëlohet”: Kamerat termike regjistrojnë temperatura ekstreme në Athinë, tavani i makinave arrin deri në 80 gradë celsius

Greqia po përballet me orë “ferri” këto ditë të para qershori, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi.

Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë.

Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në disa vende. Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekurën nga vala e të nxehtit.

Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius. Në asfalt arrin edhe 70 gradë, ndërsa në tavanin e makinave i kalon 80 gradë Celsius./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.